Apeli refuzon lirimin e Petri Bozos, regjisori mbetet në burg pasi aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin

Nga Igli Çelmeta
16 Korrik 2026, 12:35 | Kronikë

Apeli refuzon lirimin e Petri Bozos, regjisori mbetet në burg pasi

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie.

Vendimi është dhënë pak ditë më parë, ku Apeli ka miratuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 25 majit, pranë shkollës së fshatit Mengël, ku vogëlushi, nxënës i klasës së parë, u përplas për vdekje teksa ndodhej me nënën e tij pranë rrugës, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos