Veprimet e dhunshme në Komisariatin nr.3, policia arreston një protestues, procedohen 7 të tjerë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2026, 13:49 | Kronikë

Veprimet e dhunshme në Komisariatin nr.3, policia arreston një

Policia ka arrestuar një protestues, ka proceduar penalisht 7 persona, si dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë për veprimet e dhunshme në godinën e Komisariatit nr.3.

I arrestuari është shtetasi Erald Heqimaj, raporton gazetari i A2CNN Igli Çelmeta.

Protestuesit thyen xhamat e komisariatit dhe bënë thirrje për lirimin e të shoqëruarve. Sipas “bluve” të kryeqytetit ata akuzohen për disa vepra penale si: "Thirrje publike për veprime të dhunshme", "Shkatërrimi i pronës", "Goditja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", "Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike".

Veprimet e dhunshme në Komisariatin nr.3, policia arreston një

NJOFTIMI

Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 shtetas. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë të cilit u kryen veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit, u identifikuan 12 shtetas të dyshuar të përfshirë në këto veprime.

Në vijim të veprimeve procedurale:

- u ndalua me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç;

- u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.;

- u shpallën në kërkim 4 shtetas, inicialet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për shkak se hetimet vijojnë.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme", "Shkatërrimi i pronës", "Goditja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", "Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos