Nis gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës

Nga Armand Bajrami
7 Korrik 2026, 10:52 | Kronikë

Nis gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në dosje. Veliaj nuk është i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij.

Gjatë seancës, përmes mbrojtësit ligjor, Ajola Xoxa i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e çështjes dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në një raport mjekësor që ka paraqitur, pas lindjes së fëmijës.

Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë, Xoxa argumenton se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje efektive dhe nuk autorizon avokatët që ta përfaqësojnë në mungesë.

Leja e Ajola Xoxës, sipas raportit shëndetësor, është nga 29 qershori në 31 gusht.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë mbi vijimin e procesit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos