
Atentatet janë rikthyer në qytetin e Kurbinit, ku shënjestra e radhës ka qenë 40-vjeçari Ilir Gjini, por i njohur edhe me të paktën tre mbiemra te tjerë, si Lika, Kokaj dhe Nure. Fatkeqësisht 40-vjeçari ka humbur jetën teksa transportohej për në spitalin e traumës në Tiranë nga plagët e marra nga plumbat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të enjtes në lagjen Erdogan të qytetit të Kurbinit, shumë pranë banesës së viktimës. Ky i fundit është qëlluar me të paktën 7 plumba sapo ka dalë nga automjeti i tij për të shkuar në banesë.
Pas krisma vetë para i ndjeri ka tentuar të largohet drejt banesës por autori dyshohet se e ka ndjekur duke e qëlluar për vdekje. Nga hetimet paraprake policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Elimjan Suti i njohur edhe me emrin Artur. Mësohet se autori i dyshuar dhe viktima janë banorë të së njëjtës lagje, dhe të njohur për uniformat blu për shkak të së kaluarës së tyre.
Ndërsa ende nuk dihen motivet e sakta të kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje familjarë të viktimës dhe autorit për të mësuar rreth natyrës së konfliktit që mund të kenë patur, pasi policia dyshon se mes tyre ka patur konflitk të mëparshëm.
Sakaq, përveç autorit të dyshuar, grupi hetimor dyshon se në këtë atentat mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë që mund ta kenë ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja. (A2 Televizion)