
Janë bërë publike emrat e disa prej kandidatëve në garën për drejtues qarqesh në Policinë e Shtetit.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se gara është hapur për Durrësin, Fierin, Kukësin dhe Lezhën, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë brenda disa ditësh pritet që të largohen nga posti edhe drejtorë të tjerë qarqesh. Vala e largimeve ka prekur edhe Tiranën, pasi A2 CNN mëson se drejtori i Policisë së kryeqytetit, Elton Alushi, ka dhënë dorëheqjen. Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në krye të Policisë së Tiranës është komanduar Oliger Torba, zv.drejtor për krimet në Policinë e Tiranës.
Më poshtë lista me kandidatët:
Adriatik Tafçiu
Arjanit Arapi
Artion Duka
Ermal Muçaj
Ervin Hodaj
Erzen Cera
Gjovalin Loka
Ndue Doçi
Xhevahir Karaj
Alfred Nomani
Alfred Elezi
Alket Shatro
Arben Nasufi
Ardrit Elmazi
Dashamir Spaho
Edvin Ndreu
Erion Ahmeti
Hergis Jica
Lorenc Shehu
Lorenc Meta
Ylli Doda
(A2 Televizion)