“Më ngatërruan me një kriminel” 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën e policisë greke, përfundon në spital

Nga Artin Halili
13 Qershor 2026, 09:06 | Kronikë

“Më ngatërruan me një kriminel” 30-vjeçari nga

Një 30 vjeçar nga Maliqi, Maldin Maxhari është paraqitur pranë spitalit rajonal të Korçës me dëmtime të shumta në trup.

A2 CNN raporton se 30-vjeçari ka deklaruar që këto dëmtime i ka marrë nga policia greke, të paktën kështu është shprehur ai para uniformave të bardha dhe blu gjatë marrjes në pyetje.

Në deklaratën e tij 30-vjeçari është shprehur se policia greke e ka ngatërruar me një tjetër person që kishte kryer vepër penale, duke e dhunuar rëndë atë.

30-vjeçari ka kryer kallëzim në policinë shqiptare, ndërsa mjekët thonë se dhuna e ushtruar ka lënë disa trauma në trupin e të riut, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen procedurat e nevojshme për të riun e kthyer nga shteti grek, të cilit nuk i është ofruar as ndihmë mjekësore pasi u lirua nga efektivët grekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos