
Një shkëndijë elektrike në panelin elektrik të një banese ka rrezikuar të shkaktojë djegien e plotë të saj. A2 CNN raporton se ngjarja ka alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në pjesët e tjera të banesës.

Megjithëse zjarri është neutralizuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale, bloza dhe tymi kanë përfshirë të gjitha ambientet e shtëpisë, duke shkaktuar dëmtime në mobilie dhe sende të tjera shtëpiake.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po punohet për vlerësimin e dëmeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )