"Mos bëni kot presion" Araqchi: Jemi afër paqes, por Hormuzin e zotërojmë ne

Nga Erjon Dervishi
13 Qershor 2026, 10:03 | Bota

"Mos bëni kot presion" Araqchi: Jemi afër paqes, por

Ministri i Jashtëm Iranian tha se bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara do të zhvillohen vetëm në një fazë të mëvonshme. Ai tha se marrëveshja e përkohshme do të përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e konflikteve në fronte të shumta, duke shtuar se një memorandum mirëkuptimi ende nuk ishte nënshkruar dhe mund të ndryshojë nga momenti në moment.

"Këto negociata, do të çojnë në përfundimin e luftës. Në marrëveshjen aktuale, e cila quhet memorandum mirëkuptimi dhe njihet si Memorandumi i Islamabadit, fundi i luftës shpallet në të gjitha frontet, duke përfshirë Libanin. Unë e kam thënë këtë shumë herë: ne kurrë nuk e kemi harruar Libanin në këtë luftë, sepse Libani dhe Hezbollahu i Libanit, në asnjë rast, nuk do ta kemi harruar. Në armëpushimin që u shpall, armëpushimi ishte në të gjitha frontet, përfshirë këtu edhe Libanin, duke lënë mënjanë faktin se regjimi sionist e shkeli atë shumë herë, të cilit Hezbollahu u përgjigj kudo që ishte e nevojshme, dhe për mendimin tim, kjo përgjigje në vetvete ishte një tjetër arritje strategjike për të parën herë dhe kjo u regjistrua në skenën globale si një fitore strategjike për Iranin, duke treguar se Irani nuk bën shaka dhe se nëse është e nevojshme, jo vetëm që nuk ka frikë nga lufta, por do ta përdorë atë kudo që të kërkohet".

"Pozicioni ynë është i qartë: nëse do t'i dorëzoheshim forcës dhe presionit, do të ishim dorëzuar shumë kohë më parë. Nëse kërcënimet për sulm ndaj infrastrukturës ose kërcënime të tjera do të na bënin të tërhiqemi, ne do të tërhiqeshim shumë kohë më parë. Por kjo nuk është kështu; palës tjetër iu dërguan mesazhe shumë të qarta se kërcënimet kanë një efekt të kundërt. Nëse dëshironi të lëvizni drejt një presioni, duhet të ndryshoni mirëkuptimin pasi  ne jemi gati”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos