Zhdukja e Jan Prengës, avokatët e Dritan Rexhepit kundërshtojnë paraqitjen si prova të përgjimeve nga SKY ECC

Nga Armand Bajrami
23 Qershor 2026, 11:13 | Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, avokatët e Dritan Rexhepit

Avokatët e Dritan Rexhepit dhe 6 të bashkëpandehurve, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, kundërshtuan të martën komunikimet SKY ECC, të paraqitura si provë nga SPAK.

Avokatët pretenduan papërdorshmëri të provave, pasi sipas tyre, SPAK nuk i ka paraqitur të plota komunikimet, por vetëm pjesë të shkëputura. Po sipas avokatëve, SPAK ka paraqitur komunikime të reja, ndërsa dosja kishte kaluar në gjykim.

Gjykata mori kohë për t'u shprehur mbi kërkesën e avokatëve dhe shtyu seancën për me 30 qershor, shkruan A2 CNN.

Në këtë proces Rexhepaj gjykohet bashkë me Aldo Majnishtën, Gentian Funiqin, Geraldo Martinib, Korado Kështenjl, Artan Doçajn dhe Martin Bletën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos