
Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e sotme në lumin Mat në fshatin Zenisht, të kësja bashkie. Sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë.
Mat/Informacion paraprak
Më datë 07.06.2026, rreth orës 10:00, në lumin Mat, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)