
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masës e sigurimit arrest në burg të dhënë më herët në mungesë për Sajmir Kolaverin.
Ai u ekstradua një ditë me parë nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim për dyshimet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel.
Ai dyshohet për veprat penale "vrasje për gjakmarrje", "Fshehja ose asgjësimi i kufomës" grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
Kolaveri është familjar i Aurel Hoxhës. po ashtu i shpallur në kërkim për dyshimet si urdhërues i vrasjes së Klevis Lleshit.
Ne seancë Kolaveri ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)