Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2026, 14:52 | Kronikë

Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 25,000 euro të padeklaruara, të zbuluara në një automjet të paraqitur për kontroll në vijën e dytë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit fizik të mjetit në pronësi të një shtetasi italian shuma monetare u evidentua si e padeklaruar pranë autoriteteve përkatëse. Nuk u konstatuan sende të tjera të paligjshme, shkruan A2.

Shuma e sekuestruar iu kalua strukturave kompetente për vijimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa kontrollet e përbashkëta vijojnë me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe sigurisë në pikat kufitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos