Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 16:40 | Kronikë
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë fshatin Koxhas.

Sasia e dendur e tymit ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i përkohshëm i segmentit deri në përmirësimin e situates, bën me dije gazetarja e A2CNN, Elitjona Doko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos