
Gjykata e Posaçme shtyn për më 13 korrik seancën ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e Kryemadhit, e avokatit të saj, si dhe e të pandehurit Xhixho. Tre të pandehurit gjykohen të veçuar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Këta persona, së bashku me ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi, akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për vepra të rënda si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Hetimet e prokurorisë përqendrohen kryesisht te lobimet e dyshimta jashtë vendit, kontratat e padeklaruara të shërbimeve mjekësore, si dhe te transaksionet financiare të pajustifikuara përmes llogarive bankare të familjarëve të tyre. (A2 Televizion)