“Nevojitet një urdhër mbrojtës!” Më këtë postim të ri të publikuar gjatë natës, presidenti amerikan Donald Trump i rikthehet sulmeve ndaj kryeministres italiane Georgia Meloni. Shkrimi shoqëron një meme ku Meloni duket teksa sheh me admirim kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Provokimi i ri vjen në prag të samiti të NATO-s, që do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Ankara, e ku pritet të diksutohen shpenzimet e mbrojtjes, dhe sinjalizon një përballje të tensionuar mes te dyve.
Përballë sulmit të radhës nga presidenti Trump, reagimi i parë i qeverisë italiane ishte I përmbajtur. Ministri i Mbrojtjes Guido Croseto theksoi se reagimet kalojnë por se lidhjet mbeten, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira transatlantike.
Më vonë, ministri i jashtëm Antonio Tajani tha se fjalët e Trumpit flasin vetë dhe se do të vijonin me raportet e mira me Shtetet e Bashkuara.
“Jam i bindur se marrëdhëniet tona shkojnë mijë përtej çdo deklarate.”, theksoi ai. Marrëdhëniet mes dy aleatëve, Meloni dhe Trump janë krisur ndjeshëm për shkak të luftës se SHBA në Iran, teksa presidentit amerikan fajësoi Italinë për mungesë guximi. Vetëm dy javë më parë, Trump arriti deri aty sa të deklaronte se Meloni i ishte lutur për një foto së bashku.
Akuzës shefja e ekzekutivit të Romës ju përgjigj me një video në rrjetet sociale ku tha se ajo dhe Italia nuk luten kurrë. (A2 Televizion)