Aksident në aksin Fier-Lushnjë, fuoristrada me shpejtësi të lartë godet nga pas një kamionçinë

Nga Çaku Tafa
17 Qershor 2026, 08:10 | Kronikë

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, fuoristrada me shpejtësi të

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Lushnjë, në rrethrrotullimin e Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës.

Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip fuoristradë ka goditur nga pas një kamionçinë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dy personat që udhëtonin me fuoristradën janë transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës.

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, fuoristrada me shpejtësi të

Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia rrugore, e cila po dokumenton rrethanat e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, fuoristrada me shpejtësi të

Sipas informacioneve të para, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte fuoristrada, e cila në hyrje të rrethrrotullimit ka goditur nga pas kamionçinën.

Rrethrrotullimi i Kolonjës konsiderohet prej vitesh një nga pikat më problematike të këtij aksi rrugor, ku në të kaluarën janë shënuar edhe aksidente me pasoja fatale. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos