
Një 25-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij në zonën e Astirit në Tiranë. Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Prokuroria ka nisur një hetim në lidhje me rastin.
“Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. K., rreth 25 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)