
Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi marrëveshjen kuadër për t’i dhënë fund luftës me SHBA-të dhe Izraelit.
Sipas burimit, shqyrtimi i memorandumit të mirëkuptimit në aspektet politike, ligjore dhe teknike është ende në proces, si në nivel ekspertësh ashtu edhe në nivelet vendimmarrëse.
Ndërkohë, drejtuesit e SHBA-ve dhe Pakistanit kanë parashikuar nënshkrimin të dielën të një marrëveshjeje paraprake, e cila synon t’i japë fund muajve të përplasjeve, por Teherani ka shprehur dyshime lidhur me afatin kohor.
Presidenti amerikan Donald Trump shkroi të shtunën se marrëveshja me Iranin është planifikuar të nënshkruhet të dielën, në ditëlindjen e tij të 80-të. (A2 Televizion)