Alarmi i ekonomistit: Mbi 900 mijë shqiptarë, afër varfërisë relative

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 17:55 | Ekonomi

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa ngriti alarmin për rritjen e numrit të shqiptarëve që jetojnë pranë kufirit të varfërisë. Në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN ai deklaroi se mbi 900 mijë qytetarë janë të rrezikuar të bien në varfëri pas vetëm pak muajsh papunësi.

“Jetesa nga dita nga viti në vit të vështirësohet pak. Duket pak çdo vit, por po të mbledhësh vit mbas viti më pas jep një impakt të rëndësishëm. Një e dhënë që dua ta theksoj është që kemi mbi 900.000 qytetarë, të cilët nga të dhënat e statistikat që ne kemi na rezulton që janë afër varfërisë relative. Në këto 10 vite jemi ngritur mbi nivelin e varfërisë relative siç matet nga Banka Botërore. Nuk e caktojmë ne atë vijën e kuqe, e caktojnë ata për gjithë botën. Por prapë se prapë niveli i atyre personave të cilët janë fare afër dhe mjafton dy apo tre muaj papunësi dhe bien shumë shpejt në varfëri relative është shumë i lartë. Është rreth 40.5% ose mbi 900.000 mijë”, tha Sefa në Ditarin e Pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN.

Sipas ekspertit të ekonomisë kjo rritje dishifrore konsiderohet alarmante krahasuar me një dekadë më parë.

“Para 10 vjetëve e kemi pasur 28 30%. Pra është rritur me gati 10%. Çdo rritje dyshifrore konsiderohet alarmante, e frikshme se nuk po flasim për 100 vjet, po flasim për një periudhë 10 vjeçare. Asnjë brez jo. Pra dhe ky është problemi më i madh”, theksoi eksperti në A2 CNN.

Sipas tij, pabarazia ekonomike dhe përqendrimi i mundësive për punësim në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Fier po thellojnë diferencat territoriale dhe sociale.

“Pika e tretë dhe e fundit është që kemi një rritje të pabarazisë në aspektin territorial. Pra kemi një përqëndrim shumë të madh edhe të aksesit, edhe të mundësive për punësim në trekëndëshin Tiranë Durrës, Fier dhe sa më larg të shkosh gjeografikisht aq më e ulët është mundësia për të gjeneruar të ardhura dhe për zhvillim ekonomik në tërësi, përveç pra këtij trekëndëshi dhe pjesës fare të ngushtë të bregdetit”, tha ai në A2 CNN.

Megjithatë, ekonomisti vlerësoi se Shqipëria ka shënuar progres në disa tregues, si rritja e jetëgjatësisë, zgjerimi i aksesit në internet dhe digjitalizimi i shërbimeve publike.

“Në këto 10 vite pa dyshim që Shqipëria në tërësi ka pasur zhvillim edhe në aspektin social dhe në aspektin ekonomik. Për shembull jetëgjatësia është rritur, ka shkuar rreth 80 vjeç për person. Ka qenë 74-75 vjeç është rritur më 4-5 pesë vite. Aksesi në internet është rritur shumë. Aktualisht në vitin 2025 mbi 85% e qytetarëve kanë mundësi të kenë akses në internet, qoftë nëpërmjet aparatëve celularë mobil, apo qoftë nëpërmjet kompjutereve, laptopëve apo mjeteve të tjera elektronike, gjë e cila jep mundësi për akses në shërbime digjitale shumë herë më mirë. Është rritur numri i shërbimeve në mënyrë digjitale në këto 10 vite”.

Ai theksoi se ekonomia ka ruajtur një rritje të qëndrueshme dhe inflacion relativisht të kontrolluar, por shtoi se përfitimet e krijuara gjatë dekadës së fundit janë përqendruar në gjithnjë e më pak duar.

“Kemi një trend zhvillimi dhe një rritje ekonomike pothuajse të qëndrueshme 2 deri në 3% disa vite kalon mbi tre shkon 3.5-3.8 por është konstante. Kemi një inflacion konstant në përgjithësi të mesëm që nuk e kalon 4%-in në vitin më të keq në mesatare në mesatare gjithmonë gjë e cila tregon një stabilitet të ekonomisë makro, por problemi është që gjithë kjo pasuri e krijuar për këto 10 vite ka shkuar në gjithmonë e më pak duar. Pra këtu lindin pastaj problemet e mëdhaj që tani po shfaqen edhe me formë protestash”, u shpreh ai në A2 CNN.

Sefa ngriti shqetësimin edhe për cilësinë e ajrit në zonat urbane, duke theksuar se nivelet e grimcave ndotëse në Tiranë dhe Durrës rezultojnë disa herë mbi normat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos