“Kuvend Kombëtar dhe të publikohen organizatorët”, çfarë kërkojnë protestuesit në ditën 11 të protestës

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 18:53 | Aktualitet

Në ditën e 11 të protestës është kërkuar nga një protestues që të bëhen publik emrat e organizatorëve dhe të ngrihet një Kuvend Kombëtar, ku të jenë pjesë të gjitha grupet.

Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, gazetarja Fjorela Beleshi informoi se protestuesit kanë kërkuar që të ketë një zhvillim dhe qasje tjetër të protestës dhe të mos i lihet në dorë rastësisë.

“Një nga folësit po bën thirrje që organizatorët duhet të dalin, të bëhen publikë pasi sipas tij në këtë mënyrë të marrë formë gjithë kjo protestë dhe të ngrihet një kuvend kombëtar ku të marrin pjesë të gjitha grupet, një kuvend kombëtar, ku të jetë të pranishëm dhe të përfaqësojë mbi të jetë mbi 100 anëtarë. Të paktën ky ishte propozimi i parë dhe të marrin pjesë të gjitha grupet të cilët kanë qenë të pranishëm në këto 11 ditë në protesta, pasi sipas tyre nëse nuk do të ketë një zhvillim të protestës atëherë nuk mund të vazhdojë më tej. Nga kjo protestë duhet të varet e ardhmja e Shqipërisë dhe ardhmja e fëmijëve të tyre dhe për këtë arsye duhet të ketë një zhvillim dhe nuk është e mjaftueshme sipas folëse që të qëndrojnë vetëm me fatin që njëri prej tyre të marrë mikrofonin dhe të flasë e të ikë dhe nga ana tjetër mbetet për t'u parë nëse do kemi zhvillime përsa i përket pikërisht këtij propozimi jo vetëm për faktin që nëse do bëhen publike apo jo organizatorët, por nëse do ketë një grup të cilët do të jenë përfaqësues të grupeve të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë këtyre 11 ditëve që më pas edhe të vijnë me propozime konkrete apo ndoshta të formuara. Duket që tashmë edhe protestuesit kërkojnë që të vijojë me një tjetër qasje protesta. Deri tani janë mbajtur sekret organizatorët, po bëhet gjithçka për t’i zbuluar”, tha gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi në një lidhje me Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos