“S’ka fonde për vrojtues plazhi”, problematikat në sezonin veror

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 09:32 | Aktualitet

Në Shqipëri vijon të mbetet problematike mungesa e vrojtuesve të plazhit, veçanërisht në plazhet publike. Kështu u shpreh në Dita Jonë në A2 CNN sekretarja e federatës së Vrojtuesve të palzhit Eni Metaj sipas së cilës prej vitit 2017 janë trajnuar mbi 2000 vrojtues plazhi, por jo të gjithë janë të angazhuar në terren gjatë sezonit veror.

“Ne kemi vite që punojmë që nga 2017 trajnojmë dhe certifikojmë. Janë trajnuar pak më shumë se 2000 vrojtues plazhi. Këtë e them me shumë kënaqësi, por në të njëjtën kohë nuk më pëlqen kur e them që jo të gjithë këta që janë trajnuar ndodhen në terren. Ndoshta do duhen pak më shumë kontrolle për ta bërë pak më të shtrënguar situatën e sigurisë, se siguria është një gjë që nuk negociohet. Mund të them dhe besoj që këtë e them në pjesën më të madhe, në mënyrë masive që sektori privat ka një prezencë shumë më të madhe të vrojtuesve të plazhit. Ajo që ne po hasim tani vështirësi është me plazhet publike që në fakt janë shtuar tanimë me reformat e reja ligjore për sigurinë në plazh”, theksoi ajo në Dita Jonë në A2 CNN.

Një tjetër problem që vrojtuesja Metaj ngriti në Dita Jonë është mungesa e fondeve për vrojtues palzhi.

“Vjet ishte një nismë e re. jo krejtësisht e re, sepse plazhi publik kanë qenë gjithmonë të normuar që duhet të kenë një vrojtues plazhi, por duke qenë se u shtuan plazhe publike mund të ishte pak vështirësi financiare, ndoshta humor burime njerëzore. Ndërkohë këtë vit nuk ishte më një nismë e re dhe normalisht bashkitë duhet të ishin të përgatitura për pjesën e vërtetë të plazhit. Ajo çka ne e vëmë re dhe hasemi, përgjigja që marrim kur ti i mëshon pak sigurisë dhe jo vetëm pajisjeve të sigurisë, jo vetëm çantave ndihmës së shpejtë, kur ty të duhet dikush që trajnohet certifikuarfikuar për të ndërhyrë gjithmonë mbetet çështje parash. Vështirësi financiare të cilat nuk janë të alokuara për sigurinë”.

Sipas saj vëmendja te vrojtuesit e plazheve kthehet kur ndodhin fatalitete, ndërsa u bën apel bashkive dhe institucioneve përgjegjëse të rrisin investimet në këtë sektor dhe të forcojnë kontrollin gjatë sezonit veror, kur numri i pushuesve rritet ndjeshëm.

“Kur ndodhin fatalitete, kthehet vëmendja ku është vrojtuesi. Ndërkohë që të gjitha këto mund të parandalohen. Ne kemi një aktivitet që e kemi përgjatë gjithë vitit. Kurset e formimit profesional që janë që nga janari deri në dhjetor nuk kanë të mbaruar kurrë. Kështu që unë do t'i ftoja të gjitha bashkitë, të gjithë institucionet, privatet, publike që ta marrin sigurinë pak më seriozisht. Është diçka me të cilën nuk negociojmë dot. Kujtohemi gjithmonë kur e keqja ndodh dhe është e pakthyeshme. Disa janë më pak familjarë me ujin, disa kanë probleme shëndetësore, disa mund të jenë të pirë nën efektin e substancave të ndryshme. Një vrojtues mund t'i ndalojë të hyjë. Mund të jetë një domethënë përgjigjja mund të jetë shumë më e shpejtë dhe mënyra për të reaguar dhe koha e reagimet është shumë më e shpejtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos