Deklarata e kryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, mbi mundësinë që Bashkia Prrenjas të shndërrohet në një njësi administrative të Bashkisë Librazhd, ka ngjallur reagime të forta në qytet.
Përtej bindjeve politike, qytetarët e Prrenjasit janë bashkuar në kundërshtimin e këtij propozimi, duke e cilësuar atë si një cenim të identitetit dhe përfaqësimit të tyre.
Ndërkohë, kundërshtimi është shtrirë edhe në rrjetet sociale, ndërsa në qytet do të nisë të firmoset gjerësisht një peticion kundër bashkimit të mundshëm të Prrenjasit me Bashkinë Librazhd, shkruan A2CNN.
Prrenjasi ka qenë prej dekadash një bashki më vete, me histori, tradita dhe identitet të konsoliduar.
Ndërsa Rrajca, një nga zonat më të njohura të bashkisë, shquhet për vlerat e saj natyrore dhe historike, duke përfshirë territorin e Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, çka forcon më tej veçantinë e kësaj bashkie në hartën administrative të vendit. (A2 Televizion)