Sezoni veror në Pogradec, fluks pushuesish, jo vetëm për klimën por dhe shërbimin

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
20 Korrik 2026, 15:33 | Aktualitet

Pogradeci po përjeton një nga sezonet më të suksesshme sa i përket frekuentimit nga pushuesit. Korriku ka mbushur qytetin liqenor me pushues vendas dhe të huaj. Nuk është vetëm klima e freskët ajo që tërheq vizitorët drejt Pogradecit, por edhe cilësia e shërbimeve dhe çmimet ende të arsyeshme.

Ndërsa për bashkinë e Pogradecit  nuk ka pushime. Drejtues të sektorit të turizmit tregojnë për fluksin e madh të pushuesve dhe interesin e veçantë për destinacionet kulturore dhe natyrore.

Këtë sezon Pogradeci po konkurron ndaj zonave bregdetare jo vetëm me klimën e freskët, por edhe me çmimet e shërbimeve për vendasit dhe të huajt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos