Fundi i një epoke të lavdishme, Messi nuk e fsheh dhimbjen: Krenar për këtë skuadër

Nga Dea Kozma
21 Korrik 2026, 14:26 | Futboll

Përfundimi i Kupës së Botës 2026, me shumë gjasa do të jetë dhe fundi i një epoke të lavdishme në futbollin botëror. Pas disfatës në finale Lionel Messi ka thyer heshtjen duke bërë një postim në rrjetet sociale.

Kapiteni argjentinas pranoi se humbja e një finaleje është një nga momentet më të vështira për çdo futbollist, por njëkohësisht theksoi krenarinë për rrugëtimin e skuadrës dhe gjithçka që arriti gjatë turneut. 39-vjecari nuk e fshehu dhimbjen ndërsa kujton momentet e bukura gjatë këtij botërori.

“Dhimbja është shumë e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet. Por unë mbetem edhe me gjithçka të bukur…Me ndeshjet që i përmbysëm duke dhënë gjithçka nga vetja dhe që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë, me mbështetjen e një vendi të tërë, e cila, së bashku me punën dhe përkushtimin e këtij grupi, na bëri të ishim edhe një herë mes më të mirëve në botë. Sot është e vështirë ta vlerësosh atë që arritëm, por ky grup arriti të luajë në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Ju falënderoj me gjithë zemër për çdo urim dhe për çdo mesazh. Edhe një herë arritëm të bashkohemi si komb dhe të jemi të gjithë së bashku, duke ndarë krenarinë e madhe që jemi argjentinas. Gjithashtu, dua ta uroj Spanjën për fitimin e kampionatit, falënderoi tifozët që nuk e braktisën kurrë ekipin”, tha ai.

Edhe pa trofe, kombëtarja argjentinase u prit me respekt, duartrokitje dhe mirënjohje, sepse për tifozët argjentinas, ky ekip vazhdon të jetë simbol krenarie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos