
Policia e Maliqit në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse kanë mundur të gjejnë në mesnatë personin i cili ishte rrëzuar nga një shkëmb në Malin e Gopeshit në Moglicë të Maliqit.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Drilon Agolli ka patur plagë të rënda në trup, ndërsa është bërë e mundur transportimi i tij fillimisht me barelë e më pas është dërguar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Të njëjtat burime shtojnë se i plagosuri kishte qenë në mal për të mbledhur çaj dhe bimë medicinale, punë që e kryente prej vitesh. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )