“10 ditë pa ujë”, Ferdinand Samarxhi flet për ritualet e festës së ashures

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 09:06 | Aktualitet

Ferdinand Samarxhi, moderator dhe Mjeshtër i Madh, shpjegoi për emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN ritualet e festës së ashures.

Samarxhi thotë se besimtarët bektashianë argjerojnë në 10 ditët e matemit, duke mos pirë fare ujë, duke përjetuar vuajtjet e profetëve që kanë udhëhequr njerëzimin.

Po ashtu ai thotë se ashurja si ushqim është një përshpitje shpirtërore që përkujton ata luftëtarë që për 10 ditë mbijetuan me atë ushqim.

 “Lumi Eufrat në atë kohë ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar, për të pirë ujë 10 ditë, prandaj edhe gjithë bektashianët kudo në botë, e kanë matemin, ditën e fundit sot, që kanë mbajtur 10 ditë pa pirë ujë fare. Pa vënë në buzë ujë. Gjatë këtyre 10 ditëve besimtarët myslimanë bektashianë, Urdhri Bektashi tarikat quhet. Ka më shumë obligime se sa besimi. Psh. bektashianët kanë si besimtarët myslimanë argjërimin, për kanë një shtesë tjetër, një argjërim shumë më të fortë 10 ditët e matemit, ku sot është dita e fundit, ku gjatë 10 ditëve në faltore përjetojnë vuajtjet e profetëve që kanë ardhur dhe kanë udhëhequr njerëzimin. Nuk fusin në gojë asnjë prodhim nga bota shtazore, por vetëm prodhime që nxjerr toka. Gatuajnë ashuren, që është një përshpitje shpirtërore që përkujton ata luftëtarë që për 10 ditë mbijetuan me atë ushqim. Besimtarët nuk pijnë ujë, e sigurojnë nga ushqime të tjera, ashtu si luftëtarët e Qerbelasë”, tha Samarxhi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos