25 ditë protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 19:24 | Aktualitet

25 ditë protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe qeveri

Sikurse çdo ditë prej 25 ditësh tashmë, qytetarët kanë nisur në orën 19:00 grumbullimin te sheshi Skënderbej  për të vijuar marshimin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë.

Këtë pasdite grumbullimi i tyre ka nisur me pak minuta vonës për shkak të reshjeve të dendura shiut që përfshinë kryeqytetin pak minuta më parë.

Protestuesit kanë artikualuar edhe 5 kërkesat e tyre, që janë; dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat jo më pak se 12 muaj, ndryshime kushtetuese që do të miratohen me referendum, si dhe ndryshime në ligjin për financimin e partive politike.

Po ashtu, protestuesit kërkojnë kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës dhe marshimit në akset kryesore të kryeqytetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos