Albin Kurti, deklaroi pas fitores në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, se kjo fitore tregon se kjo dekadë është dekada “e qeverisjes së Vetëvendosjes”.
“Fitorja e radhës tregon që kjo dekadë është e qeverisjes së Vetëvendosjes. Ju falenderoj nga zemra për të gjithë angazhimin dhe përpjekjen që Vetëvendosja të vijojë me qeverisjen e saj demokratike. Ne bëjmë bashkë sigurinë e kufijve dhe mirëqenien e qytetarëve; bëjmë bashkë kujdesin për fëmijë e të moshuar”, tha fillimisht Kurti, shkruan A2.
Gjithashtu, Kurti theksoi se Kosova e ka Presidenten e saj.
“Vetëvendosja ka garancinë e mirëqeverisjes. Unë jam kryeministri juaj, herë kryeministri në detyrë, herë në detyrë si kryeministër. Kosova e ka dhe Presidentin, ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Ajo që i mungon Kosovës nuk është qeveria apo Presidenti, por Kuvendi. Fatkeqësisht, blloku opozitar nuk shkon në punë. Ne shkojmë në punë dhe jemi të interesuar që opozita të shkojë sa më shpejt në punë”, deklaroi Kurti. (A2 Televizion)