
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një prononcim për A2CNN, theksoi se në zgjedhjet e sotme në Kosovë ka pasur rreth 200 mijë votues më pak dhe shtoi se brenda disa orësh do të dalin rezultatet paraprake.
“Në këto zgjedhje kanë votuar mbi 712 mijë votues, ndërsa në zgjedhjet e kaluara ishin rreth 900 mijë, pra gati 200 mijë votues më pak në këtë proces zgjedhor”, tha Elezi.
Sa i përket rezultateve paraprake, Elezi theksoi: “Janë më shumë se 900 zyrtarë të angazhuar në terren. Sapo të kryhet numërimi brenda një vendvotimi, zyrtarët marrin formularët dhe i vendosin në platformën e rezultateve. Në bazë të përvojës, besoj se brenda disa orësh do të transmetojmë pjesën më të madhe të rezultatit”.
(A2 Televizion)