Ethet e derrave pushtojnë Serbinë, shpallet gjendja e emergjencës, 28 mijë të therur

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 14:46 | Rajoni & Bota

Ethet e derrave pushtojnë Serbinë, shpallet gjendja e

Një epidemi e vërtetë dhe e rrezikshme ka pushtuar Serbinë. Bëhet fjalë për virusin e etheve afrikane të derrit. Deri më tani ky infeksion është përhapur në 7 qarqe dhe 52 vendbanime të Serbisë.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura, me një prej tyre shumë afër kufirit me Kroacinë.

Sipas raportimeve të mediave në Beograd, deri më tani kanë ngordhur ose janë therrur më shumë se 28 mijë derra.

Ministria e bujqësisë paralajmëroi se vrasja në mënyra dhe ambiente të papërshtatshme të kafshëve përbën kërcënim serioz për njerëzit. Virusi i etheve afrikane të derrit u shfaq në europë në vitin 2007.

Sipas ekspertëve, kjo nuk është një sëmundje me rrezikshmëri të lartë për njerëzit, por në rastin e derrave, sjell eleminimin e tyre në thuajse 100% të rasteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos