Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave dhe humbin jetën 9 persona

Nga A2 CNN
26 Korrik 2026, 22:41 | Bota

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave dhe humbin

Rusia ka njoftuar se ka kryer sulme ndaj infrastrukturës portuale dhe anijeve ukrainase pranë qytetit të Odesës, ndërsa autoritetet ukrainase raportojnë për viktima pas goditjes së një anijeje mallrash.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur përmes një deklarate në Telegram se forcat ruse goditën terminalin e kontejnerëve në portin e Chornomorsk, duke pretenduar se aty ndodhej ngarkesë me karakter ushtarak.

Ndërkohë, autoritetet portuale ukrainase raportuan se një anije mallrash e goditur gjatë javës së kaluar është fundosur pranë brigjeve të Odesës. Anija "Golden Leo", e cila mbante flamurin e Guinesë-Bisau, u mbyt pas dëmtimeve të marra nga sulmi, shkruan A2CNN. 

Sipas të dhënave të bëra publike, nëntë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën, ndërsa tetë të tjerë u shpëtuan.

Sulmet ndaj infrastrukturës detare dhe porteve të Ukrainës kanë qenë një nga pikat kryesore të përplasjeve gjatë luftës, pasi këto zona kanë një rëndësi të madhe për transportin e mallrave dhe furnizimet strategjike të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos