
Kandidati i krahut të djathtë Abelardo de la Espriella ka fituar ngushtë zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, sipas një numërimi fillestar të votave, duke shënuar një ndryshim dramatik në mënyrën se si qeveria do të përballet me konfliktin e brendshëm të armatosur dhe dhunën e vendit.
De la Espriella, i cili u mbështet nga Donald Trump, është zotuar për një goditje ushtarake kundër grupeve të armatosura ilegale, trafikut të drogës dhe krimit.
Ai ka mposhtur Iván Cepeda-n e krahut të majtë, një aleat i ngushtë i presidentit Gustavo Petro.
De la Espriella tha se "sot fillon një fazë e re për vendin tonë, një fazë e ndërtuar mbi vullnetin e lirë dhe demokratik të miliona qytetarëve që zgjodhën të besojnë në një Kolumbi të madhe, të sigurt, të begatë dhe plot mundësi".
Me mbi 99% të votave të numëruara, de la Espriella ka fituar gati 49.7% të votave, ndërsa Cepeda ka fituar 48.7%. Cepeda nuk e ka pranuar humbjen, duke thënë se numërimi paraprak "nuk është ende zyrtar ose detyrues".
Gjatë festimeve mbështetësit e De la Espriella mbanin kapele të ngjashme me ato të simpatizantëve të Trump-it, duke u shprehur: “Ta bëjmë Kolumbinë madhështore sërish”. Në një reagim në “Truth Social” Donald Trump e konsideroi rezultatin një fitore të madhe.
(A2 Televizion)