“Nuk po ndalim dot raketat balistike!” Ukraina ngre alarmin pas sulmeve ruse, mbi 18 viktima

Nga Rosalba Bejdo
6 Korrik 2026, 15:56 | Bota

Ukraina ngre alarmin pas sulmit të fundit me raketa e dronë nga Rusia. Sipas forcave ajrore, mungesa serioze e sistemeve interceptuese bëri që asnjë nga 23 raketat balistike të lëshuara drejt Kievit të dielën në mbrëmje të neutralizohej. Të paktën 18 persona u vranë e rreth 50 u plagosen ne valën e dytë të madhe, të shkallës së gjerë kundër kryeqytetit Ukrainas dhe rrethinave në një javë.

Presidenti Ukrainas u bëri thirrje aleatëve të marrin vendime të forta gjatë samtit të kësaj jave të NATO-s, për ti siguruar Kievit sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Është shumë e rëndësishme që bota, kryesisht Amerika dhe partnerët tanë evropianë, të dalin nga samiti i NATO-s në Ankara me vendime të forta në mbështetje të mbrojtjes sonë të qiellit, dhe për rrjedhojë, të mbrojtjes së jetës së njerëzve të zakonshëm. Për sa kohë që raketat Patriot mbeten në depot e aleatëve, kjo vetëm sa e inkurajon Rusinë të vazhdojë të godasë ndërtesat e banimit”, u shpreh Zelensky.

Pas sulmeve ai tha se ushtria ukrainase kishte arritur të interceptonte raketat kruz dhe dronët, por jo edhe ato balistike. Sulmi masiv i së dielës përfshiu 68 raketa dhe 351 dronë. Kryeqytetasit përjetuan një tjetër natë tmerri me bombardime të forta dhe zhurmat e sistemeve mbrojtëse në aksion. 

Edhe një herë të shumë ishin ata që kërkuan strehim nëntokësor. Shkatërrime të gjera ishin të dukshme të hënën në mëngjes. Tre blloqe të mëdha banesash në qytet janë shembur pjesërisht, ndërsa disa prej tyre u goditën drejtpërdrejt nga raketat. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë te personat e bllokuar nën rrënoja.

Sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko sulmet goditën disa ndërtesa në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa flakët përfshinë disa komplekse banimi. Helikopterët kanë fluturuar pa ndërprerje mbi qytet, duke transportuar ujë nga lumi për të shuar zjarret.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos