Netanyahu dhe Trump drejt një takimi në SHBA

Nga A2 CNN
3 Korrik 2026, 22:55 | Bota

Netanyahu dhe Trump drejt një takimi në SHBA

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, gjatë së cilës kanë rënë dakord të takohen së shpejti në SHBA, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Sipas deklaratës zyrtare, Netanyahu e uroi Trump me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve. Ai gjithashtu e cilësoi SHBA-në si një garant të lirisë dhe sigurisë globale, shkruan A2CNN. 

Biseda mes dy liderëve vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes tyre janë komentuar si të tensionuara, kryesisht për shkak të dallimeve në qasjen ndaj konfliktit me Iranin dhe zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, njoftimi i fundit sugjeron një angazhim për të vijuar koordinimin mes dy aleatëve. Zyra e Netanyahut nuk ka bërë ende publike datën apo agjendën e takimit që pritet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos