NATO redukton KFOR, “situata e sigurisë në Veri është përmirësuar”

Nga Rosalba Bejdo
12 Qershor 2026, 11:05 | Bota

NATO redukton KFOR, “situata e sigurisë në Veri është

NATO ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e trupave në misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, i cili përbëhet nga 4.600 ushtarë, si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë.

“Rrethanat aktuale krijojnë mundësinë për të optimizuar më tej madhësinë dhe praninë e KFOR-it”, deklaroi Alexus Grynkewich, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë.

Përpara këtij njoftimi, diplomatët evropianë kishin sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara synonin të reduktonin numrin e forcave të tyre në KFOR.

NATO nuk ka dhënë detaje se cilat njësi ushtarake do të tërhiqen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos