
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi gjatë fjalës së tij në Samitin e NATO-s në Ankara se ushtria amerikane ka goditur rëndë kapacitetet ushtarake të Iranit, duke pretenduar se janë shkatërruar pothuajse tërësisht ushtria dhe marina iraniane.
Në nisje të fjalimit, Trump përgëzoi Turqinë për organizimin e samitit dhe vlerësoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për drejtimin e aleancës. Më pas ai u ndal te konflikti me Iranin, duke theksuar se administrata e tij ka ndërmarrë veprime ushtarake që, sipas tij, paraardhësit nuk guxuan t’i realizonin për dekada.
“Kemi shkatërruar ushtrinë dhe marinën e Iranit”, u shpreh Trump, duke shtuar se 159 anije iraniane ndodhen tashmë në fund të detit si rezultat i operacioneve ushtarake amerikane.
Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se Irani nuk disponon më kapacitete të mjaftueshme ushtarake për të sfiduar aleatët ose për të kërcënuar sigurinë në rajon.
(A2 Televizion)