All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Një ditë pas dëborës, disa fshatra të bllokuara dhe pa energji elektrike

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 13:49 | Aktualitet
Një ditë pas dëborës, disa fshatra të bllokuara dhe pa
All - Paragraf - 1

Një ditë pas reshjeve intensive të dëborës që përfshinë gjithë Qarkun e Korçës, problematikat e krijuara janë të shumta, thuajse në të gjitha fshatrat. Trashësia e dëborës nis nga 15 cm në zonat e ulëta, deri në mbi 40 cm në njësitë administrative.

Sipas informacioneve të së mërkurës, disa njësi administrative, së bashku me fshatrat e tyre që janë të bllokuara dhe kanë problem apo ndërprerje të energjisë elektrike.

All - Paragraf - 3

Në Bashkinë e Korçës, problematike është situata në fshatrat Shtyllë, Panarit dhe Grabockë, që janë të izoluara, pasi dëbora në pikën e “Mashkullorës” ka arritur gati 2 m.

Në Bashkinë e Kolonjës, të bllokuara nga dëbora rezultojnë njësitë administrative Çlirim, Novoselë dhe disa fshatra në Leskovik.

Në Bashkinë e Devollit, situatë e vështirë paraqitet në njësinë e Mirasit dhe shumë fshatra të tjera, ku lëvizja e mjeteve, edhe pse me zinxhirë, kryhet me mjaft vështirësi për shkak të trashësisë së dëborës.

All - Paragraf - 6

Në Bashkinë e Maliqit paraqiten të izoluara dy njësi administrative Gorë dhe Moglicë dhe fshatrat e tyre.

Në Bashkinë Pogradec rezultojnë të izoluara fshatrat e njësive Trebinjë, Velçan dhe Dardhas, ku dëbora ka arritur gati 40 cm, ndërkohë që të treja njësitë ka pasur mungesë edhe të energjisë elektrike. Në zonën e Mokrës nuk janë ngjitur as autobusët e mësuesve dhe procesi mësimor, ditën e sotme u zhvillua “online” në 7 shkolla.

Në fakt, situata të tilla në zonat e lartpërmendura përsëritën çdo dimër dhe disa herë brenda dimrit.

All - Paragraf - 9

Bashkitë që i kanë në varësi shprehen të pafuqishme për të investuar në mjete dhe infrastrukturë, ndërsa linjat e transmetimt të energjisë janë mjaft të gjata dhe të vjetra. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos