All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i njohur Anastas Kristofori

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 13:12 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare artisti i merituar, Anastas Kristofori. Ndonëse të gjithë e mbajmë mend për rolin e tij në Pallatin 176, si Shoku Perikli, artisti shënon edhe 10 role në kinematografi.

Ishte viti 1998 që kur Anastas Kristofori u shfaq për herë të fundit me një projekt artistik në televizionet e shqiptarëve.

All - Paragraf - 3

Roli i tij ikonik i drejtorit në “Pallatin 176” vijoi edhe në telefilmin “Po vjen ai” që ishte vazhdimi i kinodramës së pallatit më të njohur të artit shqiptar.

“Besa e kuqe”, “Vendimi”, apo “Misioni përtej detit” janë disa nga rolet e tij në kinematografi, ndërsa numëron dhjetëra karaktere të tjera në skenën teatrale.

U bë i njohur me dramën “Arturo Ui”, por u duartrokit për herë të fundit nga spektatori i Teatrit në vitin 2014, në shfaqjen “Liri në Bremen”.

All - Paragraf - 6

Artisti i merituar ka zgjedhur që të përcillet në Vuno, fshatin ku edhe lindi. Lamtumira e fundit do t’i jepet nesër. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos