All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Blerja” e Portugalisë që po kërkohet në të gjithë Evropën

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 17:40 | Futboll
“Blerja” e Portugalisë që po kërkohet në të
All - Paragraf - 1

Portugalia, kampione e Evropës në vitin 2016 dhe fituese e Ligës së Kombeve në vitin 2019, ka ruajtur shumicën e grupit fitues, por ka shtuar edhe elementë të rinj për ta përmirësuar atë.

Disa prej tyre janë Rúben Dias, Joao Félix apo Diogo Jota. Por, risia më interesante është mbrojtësi i majtë që është grumbulluar për “Euro 2020”, 18-vjeçari Nuno Mendes, i cili ka mrekulluar me performancat e tij me Sportingun e Lisbonës.

All - Paragraf - 3

I riu që kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, sidomos në Premier League, pritet të jetë titullar në ndeshjen e parë që Portugalia do ta luajë ndaj Hungarisë, ditën e martë. Në kompeticionet e fundit, në këtë krah kanë luajtur Raphael Guerreiro apo edhe Cedric Soares.

Tashmë, hyrja e Nuno Mendes do të lejojë që Guerreiro të shtyhet më përpara, në pozicionin që luan edhe te Borussia Dortmund. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos