
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja e fokës Monaka, një nga gjitarët detarë më të rrallë dhe më të rrezikuar në botë.
Ditët e fundit, kjo specie e veçantë është vërejtur shpesh pranë bregut, duke tërhequr vëmendjen e banorëve, turistëve dhe operatorëve turistikë, shkruan A2.
Prania e saj konsiderohet një tregues i rëndësishëm i cilësisë së ekosistemit detar në zonën e Karaburunit dhe Sazanit.
Foka Monaka gjen në këtë park detar kushte të përshtatshme për ushqim dhe pushim, larg zhurmës dhe ndotjes së madhe urbane. (A2 Televizion)