“Kurti t’i qëndrojë premtimit për president apolitik”, politologu e krahason me Titon

Nga A2 CNN
5 Qershor 2026, 08:36 | Politikë

Kosova shkon këtë fundjavë për të pestën herë në zgjedhje në dy vite. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN politologu Adnan Beqiri tha se parashikon që Lëvizja Vetëvendosje do të dalë sërish fituese me një rezultat solid në këto zgjedhje.

“Fitorja e lëvizjes së Vetëvendosjes do të jetë solide. Duke pasur parasysh rezultatet e sidomos 28 dhjetorit 2025, rezultatet të cilat ishin në masën do të thoja mbi 95% të paparashikueshme. Vetëvendosja nuk do të nuk do të bjerë nën 40% dhe vështirë se mund ta kalojë rezultatin e 51%. Pra Vetëvendosja do të jetë përcaktuese e institucioneve në Kosovë. Unë besoj që për të mirën e popullit siç e thashë unë për shkak të mungesës së kapaciteteve intelektuale të vetë njerëzve që janë në lista të Vetëvendosjes, apo cilëso parti politike, unë shpresoj që mos të arrijmë në atë moment ku Kosova i ngjason Shqipërisë për nga fuqia politike në parlament”, tha ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Beshiri theksoi se shpreson që kryeministri Kurti t’i qëndrojë premtimit për të mbështetur një president apolitik, çka sipas tij do të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes më të ndjeshme institucionale.

“Shpresoj që me rezultatin që do t'i kemi, që do jenë diku rreth 45 ose më shumë, partitë opozitare do ta bëjnë punën e duhur. Shpresoj edhe Albin Kurti t'i qëndrojë parimit që do të ofrojë një president apolitik dhe kësisoj do të zgjidhet problemi i presidentit”, tha ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Në analizën e tij, Beshiri e krahasoi Kurtin me Titon, duke sqaruar se i referohej mbështetjes elektorale dhe jo mënyrës së qeverisjes.

“E vërteta qëndron në atë fuqinë e numrave që të dy e kanë pas dhe jo vetëm ajo, por një pjesë e mbështetjes elektorale që e ka pas personi në fjalë edhe Albin Kurti. Po mos harrojmë se të ngjashëm e ka pas Hashim Thaçi. Një pjesë e tyre janë në gjendje të shkojnë deri në atë pikë saqë thonë le mos të bëjë asnjë rezultat konkret. Unë e dua atë dhe disa nga ata e adhurojnë. Pra ka filluar të krijohet një lloj kulti i personalitetit”, u shpreh politologu në Dita Jonë në A2 CNN.

Politologu kritikoi gjithashtu opozitën, duke thënë se ajo nuk ka arritur të ndërtojë një strategji efektive për të fituar mbështetjen e elektoratit të Vetëvendosjes.

“Kurti me qeverinë e tij ka gabime nga më të ndryshmet. Mirëpo partitë opozitare nuk po dinë ta zgjedhin strategjinë më të mirë elektorale që bën që populli gradualisht t'i largohet siç e quaj unë Titos së ri në Ballkan e që është Albin Kurti për nga për nga mbështetja elektorale që ka. Pra partitë politike duhet ta zgjedhin një metodë tjetër, sepse qeveria Kurti nuk ka qenë e suksesshme, nuk ka qenë e suksesshme as me disa ministri të tjera. Partitë politike opozitare në Kosovë nuk po arrijnë që të gjejnë strategjinë e duhur në Kosovë për të tërheq një pjesë të elektorale të Kurtit”, theksoi ai në Dita Jonë në A2 CNN.

Sipas politologut dy janë alternativat që çojnë në zgjidhje.

“Njëra rrugë që shpresoj që nuk do të ndodhë është që partia e parë t'i marrë mbi 60 apo mbi 65% të të ulëseve në parlament. Kjo nuk shpresoj që mos të ndodhë për shkak të mungesës së kapacitetit të partisë në fjalë për të ofruar atë masën kritike të duhur intelektuale për ta përmbushur parlamentin, por edhe qeverinë me intelektualizmin e duhur që me i shty proceset përpara. Rruga e dytë do të ishte që përfundimisht partitë tona politike të reflektojnë dhe t'i përshtaten peisazhit politik që do të krijohet, pra votës së popullit pas 7 qershorit, dhe ata të dakordohen dhe t'i ikin asaj idesë që duhet patjetër të kenë kontroll në secilin institucion të mundshëm. Unë shpresoj që kjo rruga e dytë të jetë ky rast dhe të vazhdojmë me konsolidimin e proceseve dhe hajde ishalla mos po kryejnë ndonjë punë, ato partitë tona politike në Kosovë sepse ngelëm duke i ndërruar vetëm ministrat e deputetët”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos