Vedat Muriqi është heroi i Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës, të barazuar 2-2.
Sulmuesi i Mallorca shënoi të dy golat e “Dardanëve”, të dytin në minutën e 94, për t’i dhënë një pikë Kosovës në këtë përballje.
Ndërkohë, për Zvicrën, që e nisi me titullar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, shënoi dygolësh mesfushori Remo Freuler.
Me këtë barazim, Kosova barazon Bjellorusinë e vendit të katërt në grup, me 4 pikë, ndërkohë që Zvicra vijon kryesimin me 11 pikë. (A2 Televizion)