Alexis Sanchez u kthye te Interi në fund të merkatos së verës, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë me zikaltërit në këtë fillimsezoni.
Arsyeja është bërë e ditur vetëm ditët e fundit, nga mediat e Kilit, pasi futbollisti u grumbullua me përfaqësuesen por nuk luajti ndeshjen ndaj Uruguait. Sipas tyre, sulmuesi dyshohet se vuan nga anemia.
Kjo gjendje e tij njihet nga klubi zikaltër, që prej disa ditësh ka vendosur që Alexis të ndjekë një dietë strikte, në mënyrë që t’i shtohen rruazat e kuqe dhe hekuri në gjak. (A2 Televizion)