Shkelm në fytyrë portierit kundërshtar, por Ronaldo i shpëton “skuqjes”

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 09:34 | Futboll
Shkelm në fytyrë portierit kundërshtar, por Ronaldo i

Cristiano Ronaldo nuk shënoi gol në ndeshjen e Portugalisë kundër Sllovakisë, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, por ai u bë protagonist i një rasti të pakëndshëm, kur goditi me shkelm në fytyrë portierin kundërshtar, Martin Dubravka.

Në ndjekje të një topi të krosuar në zonë, Ronaldo rrëshqiti për ta devijuar në rrjetë, por ishte Dubravka që e kapi i pari. Sulmuesi portugez nuk e shmangu dot dhe e goditi në fytyrë. Ai i kërkoi falje kundërshtarit, i cili, pavarësisht lëndimit, arriti të vijonte ndeshjen deri në fund.

Por ajo që habiti të gjithë ishte sesi Ronaldo, edhe pasi aksioni kaloi në VAR, mori vetëm karton të verdhë dhe jo të kuq. Gjithsesi, kapiteni do të mungojë në ndeshjen kundër Luksemburgut të hënën, për shkak se ky ishte kartoni i tretë i verdhë që ka marrë në kualifikuese.

Portugalia kryeson grupin J me 15 pikë në 5 ndeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos