Arbër Hoxha dhe Armando Broja duhet të ndryshojnë vendet në rreshtimin e sulmit të Shqipërisë. Kështu tha të dielën legjenda e futbollit shqiptar, Vasil Ruci, i ftuar në “Mega Sport” në A2 CNN me Altin Sulçen.
“Në këtë gjendje që janë sot lojtarët, Broja ka tërheqje më të mirë të topit se Hoxha dhe duhet të luajë nga e majta. Hoxha është më i mirë në formë momentale, por duhet të fitojmë Brojën. Në këtë gjendje sot që flasim psikologjike dhe forma e lojtarëve, për mua duhet që Broja të luajë nga e majta si ëinger dhe Hoxha të luajë nga e djathta pasi ka një super formë dhe do të bënte mirë edhe aty”, tha Ruci.
“Broja u shfaq direkt me Anglinë, e pamë mirë, sa hyrë krijoi situatat, nuk mund të luajë nga e djathta. Ai mund të luaj vetëm nga e majta që të futet në driblim dhe krijon hapësirë për të goditur portën me të djathtën. Nuk duhet ta humbasim futbollin e këtij djali”. (A2 Televizion)