
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së dielës në Shijak.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhen detaje në vijim.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një konflikt mes dy të rinjve.
A2 CNN mëson se i lënduari është B.Guri.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.
Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)