
Përballja mes Argjentinës dhe Anglisë konsiderohet një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit.
Çdo duel mes tyre mbart peshë historike, që nga çerekfinalja e vitit 1986 me "Dorën e Zotit" dhe "Golin e Shekullit" të Diego Maradonës, deri te drama e kësaj gjysmëfinaleje të Kupës së Botës 2026, shkruan A2.
Edhe këtë herë, historia buzëqeshi për Argjentinën. Kampionët në fuqi përmbysën rezultatin në minutat e fundit, ndërsa Anglia humbi edhe një tjetër mundësi për t'u rikthyer në një finale Botërori, diçka që nuk e arrin që nga triumfi i vitit 1966.
Për "Tre Luanët", ishte një tjetër eliminim i dhimbshëm në fazat vendimtare, ndërsa për Argjentinën një tjetër kapitull i lavdishëm në historinë e saj botërore. (A2 Televizion)