Prag Luksemburgu, kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Anis Mehmeti

Nga Dea Kozma
6 Qershor 2026, 16:31 | Futboll

Prag Luksemburgu, kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Anis Mehmeti

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të shtunë miqësoren e dytë për muajin qershor, këtë herë përballë Luksemburgut. Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet në Arenën kombëtare ku për fatin e keq grupi nuk ishte as këtë herë i plotë.

Ekipit iu bashkua sulmuesi Myrto Uzuni, i cili tashmë është rikuperuar plotësisht, ndërsa mungoi Anis Mehmeti, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të shtunës për shkak të gjendjes gripale.

Pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe në dispozicion të teknikut italian. Në skuadër mbizotëron një atmosferë pozitive para ndeshjes.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Maran mbylli stërvitjen zyrtare para ndeshjes, ku fokusi ishte tek ushtrimet fizike dhe më pas te skema të ndryshme taktike.

Kombëtarja do të zbresë në fushë në orën 20:00 për sfidën miqësore ndaj Luksemburgut në stadiumin Arena Kombëtare, një tjetër test për trajnerin Rolando Maran në prag të ndeshjeve në Ligën e Kombeve në shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos