Berisha: Ne nuk do të rivalizojmë protestën e qytetarëve, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj

Nga A2 CNN
6 Qershor 2026, 16:51 | Politikë

Berisha: Ne nuk do të rivalizojmë protestën e qytetarëve,

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se PD nuk do ta rivalizojë protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë dhe rrethe, por përkundrazi do të bëjë gjithçka për suksesin e saj, shkruan A2CNN.

Berisha vë në dukje se PD ka pasur si projekt të thërrasë protestën kombëtare, por s’e ka bërë vetëm për t’i dhënë përparësi protestës qytetare.

Kemi pasur në projekt të thërrasim protestën kombëtare, por nuk e kemi bërë për shkakun e vetëm të protestës së përditshme të qytetarëve, u kemi dhënë përparësi, ndërkohë që demokratët që kanë dashur të protestojnë, kanë shkuar të protestojnë. Ky është qëndrimi. E kam quajtur jo të arsyeshme që ne të rivalizojmë me një protestë, por përkundrazi të bëhet gjithçka për suksesin e saj”, tha Berisha në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që protesta qytetare që nisi kundër projektit të Zvërencit tanimë kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ka hyrë në ditën e shtatë të saj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos