Norvegjezët priten si heronj, mijëra tifozë ''pushtojnë'' sheshin përpara Pallatit Mbretëror

Nga Dea Kozma
14 Korrik 2026, 10:57 | Futboll

Norvegjezët priten si heronj, mijëra tifozë

Edhe pse aventura e Norvegjisë në Kupën e Botës 2026 përfundoi në çerekfinale, pritja që iu rezervua kombëtares në Oslo ishte ajo e një skuadre fituese.

Mijëra tifozë pushtuan sheshin përpara Pallatit Mbretëror të hënën në mbrëmje, duke krijuar një atmosferë spektakolare për të përshëndetur futbollistët që rikthyen vendin në elitën e futbollit botëror, shkruan A2.

Rrugët kryesore të kryeqytetit u mbushën nga një det njerëzish, ndërsa, siç raportohet, bëhet fjalë për rreth 100 mijë tifozë të pranishëm. Futbollistët dolën në ballkonin e Pallatit Mbretëror mes duartrokitjeve të pafundme, ndërsa tifozët këndonin emrat e idhujve të tyre.

Momenti më emocionues ishte rituali tradicional "Viking Row", i udhëhequr nga Princi Haakon, i cili iu bashkua skuadrës në festë. I vetmi që mungoi ishte ylli i ekipit, Erling Haaland, i cili u largua më herët dhe nuk mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse, shkruan A2.

Festimet vijuan më pas me një paradë në rrugët e Oslos, ku kombëtarja udhëtoi me autobus të hapur mes mijëra tifozëve.

Edhe pse u eliminua pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në kohën shtesë, Norvegjia u kthye në shtëpi me kokën lart. Për një vend që nuk kishte arritur kurrë më parë në këtë fazë të Kupës së Botës, ky ishte një sukses historik dhe një moment krenarie kombëtare që tifozët vendosën ta festonin si një triumf të vërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos